DYLON

Në Viti mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në Viti mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa ( KPF) , në Komunën e Vitisë. nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt.

Me këtë rast janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika të rendit të ditës:

EkoHigjiena

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e raportit të komisionit për përgatitjen e draft-dokumentit për ndryshim-plotësim të Statutit të Komunës së Vitisë, me nr. 01-013/491, të datës 21.04.2011.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a. (KEDS) në Viti, për vendosjen e trafove elektrike.

Informatë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për Manifestimin Tradicional Kulturo-Sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”.

Kurse, jashtë rendit të ditës, u shqyrtuan edhe:

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për plotësimin e vendimit nr. 01-110/05 381, të datës 31.03.2026, për miratimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes Komunës së Vitisë dhe Komunës së Saint Julien en Genevois – Francë.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.