Në Viti filloj fushata nacionale e Programit të USAID-it për të Drejtat e Pronës
/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Programin për të Drejta Pronësore të USAID-it, kanë filluar sot fushatën nacionale për të drejta pronësore për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet shoqërore të cilat pengojnë mundësinë e grave për t’i ushtruar lirisht të drejtat e tyre pronësore; dhe për t’i prezantuar reformat në nivel komunal me qëllim që t’i mundësohet qytetarëve lokal ushtrimi i të drejtave të tyre pronësore në mënyrë më efikase.
Me këtë rast, në konferencën për shtyp, Sara Buchanan, Drejtoresh për Demokraci dhe Qeverisje Lokale ka thënë se realizimi i këtij programi ka rëndësi të madhe për zhvillimin e demokracisë dhe respektimin e rendit dhe ligjit që janë në funksion të zhvillimit ekonomik.
“ Pengimi i grave për trashëgiminë e pronës shkel principet bazë të barazisë, minon qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e mirëfilltë të ekonomisë së tregut. Kjo krijon një barë të madhe për Kosovën , për të cilën ky vend nuk ka nevojë.” ka thënë Buchanan.
Ajo theksoi se përmes këtij programi do të përmirësohet dukshëm gjendja e të drejtës pronësore të grave dhe ka uruar kryetarin Haliti si dhe Administratën Komunale për mbështetjen që po japin këtij programi si dhe ka kërkuar ndihmë e shoqërisë civile dhe mediave në këtë drejtim.
E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli mbi realizimin e këtij programi në Viti duke u zotuar se ai do të ofroj të gjitha kapacitetet teknike dhe profesionale në mbështetje të programit në fjalë.
“ Unë, si Kryetari i Komunës, bashke me bashkëpunëtorët e mi ,zotohemi se do te ofrojmë te gjitha kapacitetet teknik edhe profesionale ne mbështetjet te gjitha aktiviteteve dhe veprimeve qe do te zhvillohen nga Programi për te Drejtat Pronësore edhe ne bashkë koordinim me këshilltarët e Kuvendit Komunale te Vitisë, do te hulumtojmë mundësinë për përkrahjen e nismave dhe çdo iniciative qe do te inkurajonin rregullimin e te drejtave pronësor edhe ato te trashëgimisë. Ulja e kostos se shërbimeve administrative komunale, eliminimi dhe mënjanimi I barrierave administrative dhe venia ne dispozicion e një zyrtari për te proceduar nismat rreth rregullimit e te drejtave pronësore te grave, do te jete prioriteti imi ne vazhdim derisa te arrijmë nivelin e dëshiruar te rifreskimit te regjistrave pronësor dhe shtimin e numrit te grave te cilat e kane te zgjidhur statusin pronësoro juridik .” u shpreh Kryetari Haliti.
Ndërkaq përfaqësues nga Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore të udhëhequr nga Brian Kemple, kanë shprehur rëndësinë e këtij programi i cili për here të parë po fillon në komunën e Vitisë dhe që ka për qëllim të adresojë sfidat në ushtrimin e të drejtave pronësore në Kosovë.
Ai tha se kjo fushatë ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm që Komuna e Vitisë ka pasur me USAID-it. Sipas përfaqësuesve të USAID-it, ky aktivitet është i bazuar në idenë për të përmirësuar regjimin e të drejtave pronësore në Kosovë, rritja e aftësisë së grave për të ushtruar të drejtat e tyre pronësore në praktikë, duke synuar ndryshimet pozitive në raport me këtë çështje, pasi ashtu si në shumë vende të botës edhe në Kosovë, ka pak prona e toka në pronësi të grave edhe pse realisht në teori, nuk ekzistojnë pengesa ligjore në lidhje me këtë.
Në kuadër të këtij programi është realizuar edhe një aktivitet me rreth 70 nxënës të klasave të dyta të shkollës fillore “Bafti Haxhiu” në Viti. Këto vizatime të fëmijëve do të përdoren nga Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore si pjesë e fushatës së tij të vazhdueshme për gjithpërfshirje të publikut. Vizatimet do të futen në kornizë dhe do të ekspozohen në Galerinë e Arteve të shtëpisë së kulturës në komunën e Vitisë./2L ONLINE/


