Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i Komunës së Vitisë, ka vlerësuat se gjendja epidemiologjike nuk është e mirë.
Nënkryetari i Vitisë, Hasan Aliu, tha se numri i të infektuarve, në raport me numrin e banorëve të Komunës së Vitisë, në këtë moment, nuk është i madh. Mirëpo, ai ka shfaqur dronë se rastet mund të shtohen, për shkak se janë shtuar vatrat epidemike.
Aliu ka kërkuar me ngulm respektimin në përpikmëri të masave mbrojtëse, sepse siç tha, kapacitetet shëndetësore nuk mund ta përballojnë një numër më të madh të të infektuarve. Aktualisht në komunën e Vitisë, aktiv janë 36 raste me Covid 19.