Sipas një njoftimi të publikuar nga Dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, mamografi mobil do të qëndrojë në Viti prej datës: 01.10.2018 dhe me këtë rast qytetarët vitias të cilët janë mbi 40 vjeç mund të bëjnë mamografi falas.
Megjithatë paraprakisht qytetarët të interesuar duhet të lajmërohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, për të caktuar terminin. Terminet mund të caktohen në zyrat nr. 17 dhe 31 në QKMF-Viti tek Dr. Xhilsime Qamili dhe Dr. Artë Gashaj nga ora 8:30-14:30h. Gjithashtu aty ata do të informohen mbi mënyrën e bërjes së ekzaminimit.
Përndryshe Dr. Kadolli-Halili bënë me dije se mamografi mobil do të qëndroj në Viti, falë bashkëpunimit dhe marrëveshjes së Komunës së Vitisë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht dr.Ardian Biçakun-Koordinator për Mamografin.
Kjo marrëveshje është arritur në kuadër të muajit tetor i cili llogaritet si Muaji i Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit.