Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhje të rregullt.
Gjatë këtij takimi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka potencuar se numri i të infektuarave aktiv me COVID-19 në komunën e Vitisë, ka rënë në 41 persona duke bërë me dije se komuna e Vitisë ka hyrë në zonën e gjelbër.
Megjithatë ai iu bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse për të parandaluar rritjen e numrit të infektuarave me koronavirus.
Haliti gjithashtu ka folur edhe për punën që po bënë komuna e Vitisë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi por edhe në sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët.
Ndërkaq Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti, tha se këto ditë ka pasur një fluks të bashkatdhetarëve tanë.
Megjithatë ai ju bënë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat anti-covid pasi që policia do të veprojë konfromë kompetencave të saj.
Gjatë këtij takimi kanë folur edhe Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit dhe Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. /2LONLINE.com/