Në Viti arrestohen të dyshuarit për raste të “vjedhjeve të rënda”

Në Viti arrestohen të dyshuarit për raste të “vjedhjeve të rënda”

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, gjatë punëve operative kanë arritur të i hetojnë dhe zbulojnë dy raste “vjedhje e rëndë” dhe një raste “vjedhje” që kishin ndodhur në zonën e përgjegjësisë në Viti.

Në dy raste “Vjedhje e rëndë” janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë vjedhur mjete të punës: (gjeneratorë, pompa, vinç e TV, në lokacione të ndryshme).

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njëri nga të dyshuarit, pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës është ndal me vendim të prokurorit të shtetit në mbajtje për 48 orë, gjersa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt në Gjykatë.

Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarëve legjitim.

Ndërsa, sipas zëdhënësit Hashani, në rastin tjetër të “vjedhjes” është arrit të identifikohet, dhe arrestohet i dyshuari, që dyshohet se ka vjedhë material nga një shkollë.

I njëjti është intervistuar dhe rasti në procedurë të rregullt procedohet në Gjykatë, derisa materiali i vjedhur nga shkolla është konfiskuar dhe iu është kthyer shkollës.

“Policia e Kosovës nga stacioni policor i Vitisë vazhdon përkushtimin për të krijuar ambient të sigurt, e bashkëpunimi me qytetarë ndihmon edhe më shumë për të krijuar një ambient të qetë dhe sa me të sigurt, për të gjithë, për qytetarë dhe për pasurinë e tyre”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

KOMENTE