DYLON

Në Viti 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me aktivitete të shumta

Në Viti 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me aktivitete të shumta
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë ka shënuar sot me aktivitete të shumta 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Këto aktivitete kanë filuar me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, si dhe më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune janë mbajtur edhe aktivitete të shumta për nder të kësaj dite si: manifestimi qendror ku para qytetarëve vitias u dha një program i pasur kulturo-artistik.

EkoHigjiena

Ndërkaq po sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Federata e Atletikës së Kosovës janë mbajt edhe garat në Atletikë ku kanë marrë pjesë garues nga mbarë trojet shqiptare dhe atë për kategoritë e ndryshme prej fatosave, juniorëve dhe seniorëve në disiplinat prej 400-1000 metra.

Ndërkaq në orët e pasditës u shënua edhe një aktivitet për nder të ish atdhetari Muharrem Kurteshi, i cili pritet të nderohet me urdhrin “Heroi i Kosovës” nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe atë në përvjetorin e 12 të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ndër tjerash u shpreh se shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës 12 ka qenë akt madhështorë dhe sublim.

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dymdhjet vite më pare,është akti më madhështorë dhe më sublim i gjithë historisë tonë, është nga datat më madhore pas 28 nëntorit të vitit 1912. Pavarësia e Kosovës është rezultat i punës, djersës dhe sakrificës së shumë brezave për shtet të pavarur si e drejtë universale e të gjithë popujve”, u shpreh Kryesuesi Pira.

E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për rëndësinë e kësaj dite dhe sakrificën e popullit për të.

“Pavarësia e Kosovës u arrit pas kërkesave sublime të këtij populli të shumëvuajtur, pas luftërave të parreshtura të shumë brezave për liri dhe mëvetësi shtetërore të vendit tonë. Sot në 12 vjetorin e Pavarësisë së vendit kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan, që ranë në altarin e lirisë dhe që u shkrinë duke punuar për të mirën e popullit dhe të atëdheut për të qenë të lirë dhe sovran në trojet tona, për ta ndërtuar Kosovën si shtet të lirë e të pavarur”, u shpreh Kryetari Haliti.

Kurse një falë rasti ka mbajtur edhe Qemajl Rexhepi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, i cilli ciësoj se kulmi i shtet ndërtimit ka qenë lufta çlirimtare e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke kërkuar njërit përkujdesje insitucionale për familjet e dëshmorëve dhe veteranët .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.