DYLON

Në vigjilje të muajit të Ramazanit, Nazim Gagica i AAK-së viziton KBI-në Gjilan

Në vigjilje të muajit të Ramazanit, Nazim Gagica i AAK-së viziton KBI-në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Sot, bashkë me kolegë të kryesisë së AAK-së në Gjilan, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan në vigjilje të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Gjithmonë gjejmë pritje të ngrohtë nga kryetari i KBI-së, Naim Aliu me bashkëpunëtorë, me të cilët kemi ruajtur raporte të shkëlqyera prej kohësh”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai ka uruar me këtë rast komunitetin mysliman në Gjilan për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Krijuesi.

EkoHigjiena

“Muaji Ramazan le të shërbejë si një shans i mirë për të reflektuar si shoqëri për tu solidarizuar me ata që kanë nevojë, e për te qenë bashkë si qytetarë e si komb.

Zoti ju bekoftë të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës. Urime!”, ka thënë gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.