DYLON

Në vend të urimit! (poezi)

Avatar photo Redaksia

^
Dëshiroj të jem krenar me ty
Por, nuk jam!
Edhe pse aq shumë të dëshiroja dhe isha krenar në ty
Akoma pa lindur Ti
Nuk gënjehem unë nga patetika
Por dëshpërohem nga ëndrra e djegur
Shkopinjtë. grushtat, shkelmat dhe plumbat e armikut bënin plagë mbi trupin tim
E, nuk ndjeja dhimbje se të kisha ty në qenien time
Tani plagë në zemër të kam, sepse nuk me ndjen dhe ma lëndon
Krenarinë që kisha për ty
Kështu si je nuk të deshifron ndjenja ime
Kështu as nuk të ëndërroja
Është zor ti dëshiroj edhe gjashtëqind e pa kufi të tjera e të mos mendoj
Në Kuq e Zi
Të dua shumë toka ime!
Përpiqu të jesh e mirë me mua!

/Xhelil ARIFI/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.