DYLON

Në vend te përkujtimit!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Një ditë pa përfunduar viti që shkoi, me 30 Dhjetor 2013, në Gjilan vdiq atdhetari Ramiz Osmani nga fshati Makresh i Poshtëm i Gjilanit. Xha Ramizi, mund të thuhet se ishte njëri ndër më të moshuarit në listën e personave të burgosur politik të kësaj komune, dhe për koincidence, ai kishte lindur me 17 shkurt të vitit 1920, pra në ditën kur para afro gjashtë vitesh në Prishtinë u shpall edhe pavarësia e Kosovës.

Ramiz Osmani, së bashku më vëllezër, kushërinj e bashkëfshatar ishte rreshtuar në NDSH-në e Mulla Idriz Gjilanit e të Gjon Sereçit dhe aktivitetin e tyre e shprehën pikërisht në kohën kur nëpër fshatrat shqiptarë po zhvillohej aksioni famkeqet i rekuizmit (mbledhjes së tepricave) apo siç njihet në popull, aksioni për mbledhjen e “vishakut”. Ai së bashku me shokë ndërmorën aksionin per prerjen e shtyllave të telefonit në relacionin Gjilan – Përlepnicë. Aksionin e realizuan në lokalitetin “Bunari i Rushitit” që tash në popull njihet si toponim “Bunari i Përlepnicës” në vitin 1949. Ata, këtu rrafshuan për toke shtatë shtylla telefoni, një të premte në mbrëmje dhe rastësisi që të nesërmen, të shtunën, qytetarët e Përlepnicës u detyruan, krahas që e kishin dorëzuar me dhunë  këtë teprice, kryesisht drithëra dhe material tjetër ushqimor e të veshmbathjes, ta bartitn me qerre tërheqëse deri në depot e Gjilanit ( Dr. Sabile Keçmezi Basha: Një proces i pazakontë gjyqësor për veprimtaren Hydajete Osmanin).

EkoHigjiena

Pas këtij aksioni dhe veprimtarive tjera, ky grup bie në shënjestër të organeve të sigurimit të kohës dhe arrestohet nga OZN-a, dhe po at vit grupi gjykohet me 76 vjet burgim të rëndë. Kështu, Shefki Osmani denohet me 20 vjet burg, Ramiz Osmani-18, Nuhi Osmani-15, Zylfi Musliu-15, Musli Osmani (hoxhë)-8 vjet. Këto aktivitete të organizuara shtetërore, si aksioni për mbledhjen e tepricave, pastaj ai i mbledhjes së armëve, burgosjet dhe maltretimet tjera, nuk ishin asgjë tjetër pos ndërmarrje sistematike të organizuara për dhunë ndaj popullatës shqiptare, më qëllim të largimit të tyre nga trojet e veta stërgjyshore, pra pastrimit të Kosovës nga shqiptarët. Andaj veprimet shqiptare, ndonëse të sanksionuara rëndë, si ky i Ramiz Osmanit me shokë nuk u ndalen kurrë, andaj edhe vëllai i tij Kadri Osmani, që për këtë aksion si 12 vjeçar u maltretua, ai më vonë u dënua me 25 vjet burg, prej të cilave 17 i mbajti në burgjet e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Beogradit, Pozharevcit, Nishit, Dob-it, Mariborit, Zagrebit e Lubjanës. S’do mend se kjo familje gjithnjë ishte në vëzhgim të organeve të pushtetit komunist, andaj pasojat ishin të mëdha si në aspektin ekonomik ashtu edhe në ate shoqëroro-politik.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë Ramiz Murat Osmanit

/Ukshin ZAJMI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.