DYLON

Në Velekincë të Gjilanit inaugurohet pllaka përkujtimore e pesë martirëve të luftës së fundit

Në Velekincë të Gjilanit inaugurohet pllaka përkujtimore e pesë martirëve të luftës së fundit
Avatar photo Redaksia

Në Velekincë të Gjilanit është inauguruar pllaka përkujtimore në nderim të pesë të vrarëve në luftën e fundit.

Në ceremomi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se liria që e gëzojmë sot është falë edhe gjakut, sakrificës dhe vetëmbrojtjes së këtyre familjarëve që sot hynë në këtë pllakë.

EkoHigjiena

“Kjo pllakë përkujtimore shënon historinë e Velekincës, historinë që e kanë përjetuar familjarët. Këta pesë martirë janë me mbiemra të ndryshëm, por edhe me dallim moshe. Nuk është zgjedhur për ekzekutim as fëmija 16 vjeçar e deri te plaku 80-vjeçar veç sepse e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë. Liria që e gëzojmë sot është falë edhe gjakut, sakrificës dhe vetëmbrojtjes së këtyre martirëve. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Këshillit të fshatit Velekincë, Skënder Bajrami, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe Komunën e Gjilanit për financimin e kësaj pllake përkujtimore, në nderim të të vrarëve në luftën e fundit.

“Kjo pllakë është iniciativë e Këshillit të fshatit, por që është mbështetur pa hezitim nga Komuna e Gjlanit, përkatësisht kryetari Haziri. Ne i falënderojmë shumë sepse duke nderuar martirët tanë, kanë nderuar së pari vetën e tyre dhe Komunën”, ka thënë Bajrami.

Në emër të familjeve të të vrarëve ka folur dëshmitari i dy vrasjeve, Xhelil Neziri, i cili e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mbështetjen në ndërtimin  e kësaj pllake.

“Të gjithë familjarët jemi të kënaqur për këtë pllakë përkujtimore. Mendoj që çdo vit duhet t’i përkujtojmë të gjithë të rënët në mënyrën që të mos e harrojmë të kaluarën se çfarë ka ndodhur. Unë jam dëshmitar i dy vrasjeve dhe thjeshtë ka qenë një ngjarje shumë e rëndë dhe e paharrueshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, forcat ushtarake serbe kanë vrarë në prillin e vitit 1999 pesë shqiptarë të Velekincës: Naser Neziri, Ajet Isaku, Vebi Milazimi, Blerim Halili dhe Zejnullah Rashiti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.