DYLON

Në “Vali Ranch Resort”, u mbajt Kuvendi i dytë Zgjedhor në Njësinë Rajonale të OHTK-së në Gjilan

Në “Vali Ranch Resort”, u mbajt Kuvendi i dytë Zgjedhor në Njësinë Rajonale të OHTK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në “Vali Ranch Resort”, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Njësisë Rajonale të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës- OHTK, në Gjilan.

Ky Kuvend është hapur nga Armend Delijaj kryetar i Kuvendit të OHTK-së, i cili duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen ka prezantuar punën e Odës gjatë mandatit katër vjeçar.

EkoHigjiena

Kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva përgëzoi Njësinë Rajonale të Gjilanit për angazhimin e tyre duke u premtuar mbështetje të pakushtëzuar.

Kuvendi i Njësisë Rajonale  në Gjilan zgjodh, Adem Kastrati kryetar, .Arta Jakupi Mehmeti dhe Fatlum Selmani nënkryetarë.

Nga ky kuvend u zgjodh edhe kryesia e kësaj Njësie.

Nga kryesia e OHTK-së, duke u vlerësuar lartë puna dhe angazhimi i tij, është propozuar z. Fehmi Fetahi kryetar i OHTK-së për diasporë.

Ashtu si Kuvendet e Njësive tjera Rajonale edhe ky kuvend e ka propozuar z.Hysen Sogojeva për pozitën kryetar i OHTK-së.

Kuvendi propozoi edhe anëtarët e këshillit drejtues të OHTK-së si dhe delegatët për Kuvendin e OHTK-së nga NjR Gjilan.

Ky Kuvend Zgjedhor është monitoruar nga Kryetari i OHTK-së Hysen V. Sogojeva, Kryetari i Kuvendit Armend Delijaj, drejtori ekzekutiv Sadik Gashi, sekretari Luan Bajramaj si dhe drejtori i Departamentit për Hoteleri dhe Gastronomi Mr. Sadik Maqedonci në emër të OHTK-së.

Kuvendi Zgjedhor pas Pejës, Mitrovicës, Ferizajt, Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit do të mbahet edhe në Gjakovë për t’i hapur kështu rrugë mbajtjes së Kuvendit qendror Zgjedhor në OHTK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.