(2LONLINE) – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, sot kanë qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës. Ata kanë zhvilluar takime të ndara me stafin menaxhues, stafin akademik dhe studentët.
Para tyre është bërë prezantimi i programeve për të cilat Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për akreditim. Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këto programe.
Po ashtu, ekspertët e akreditimit kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit ku kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofrohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor./2lonline/