DYLON

Në Universitetin “Kadri Zeka” u bashkëbisedua me poetin Rudolf Marku

Në Universitetin “Kadri Zeka” u bashkëbisedua me poetin Rudolf Marku
Avatar photo Redaksia

Në Universitetit Publik “Kadri Zeka”, u mbajt takimi bashkëbisedues me Poetin e Parë Laureat të Letërsisë Shqipe, Rudolf Markun.

Takimi u hap me një përmbledhje të shkurtër të biografisë së shkrimtarit nga Dekani i Fakultetit të Edukimit, Merxhan Avdyli. 

EkoHigjiena

Pas tij edhe Rektori, Bajram Kosumi i dalloi katër pamje tunduese në veprën e Rudolf Markut. 1. Atdheu i shqiptarit, e cila mund të identifikohet me pyetjen: Ku është atdheu? Ku është Tirana? Ku është Prishtina? 2. Tradita dhe modernja identitare, balta dhe asfalti, imitimi dhe snobizmi. 3. Poetët janë qytetarë të Ferrit. 4. “Falja u përket fitimtarëve të shpirtit.”

 Rektori Kosumi shfaqi këndvështrimin e tij për veprat e autorit, duke veçuar dhe interpretuar disa nga poezitë dhe romanet e tij, për të hapur më tej rrugën drejt diskutimeve të frytshme letrare ndërmjet autorit dhe studentëve si për veprat e autorit, ashtu edhe për letërsinë si art i fjalës së bukur në përgjithësi.

Studentët e Edukimit Fillor të nivelit Baçelor dhe studentët e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe të nivelit master, të njohur me veprat e shkrimtarit, bashkëbiseduan rreth vlerave artistike dhe estetike të këtyre veprave, gjuhën, stilin, figuracionin, aspektet ideore e tematike, veçanërisht të romaneve “Tre divorcet e zotit Viktor N”,  “Kësulkuqja vjen me trenin e dhjetës” dhe “Pritja”.

 I paanashkaluar ishte edhe bashkëbisedimi për poezitë e Poetit Laureat, çka solli edhe diskutime tjera interesante letrare si: dallimi mes poezisë e prozës, gërshetimi i emocionit dhe mendimit në poezi, kritika letrare dhe politizimi i saj, antologjia e poezisë shqipe dhe veçantitë stilistike e kuptimore të poezisë shqipe që nga shkrimet e para shqipe, koncepti modern e modernist etj.

 Krahas veprave, studentët u interesuan edhe për kontekstet jashtëletrare të lindjes së veprave si: Sa kohë i duhet Rudolf Markut që të përfundojë një vepër? Ku e merr ai frymëzimin? Përmbledhja “Shokët e mi” dhe mosbotimi i saj për shkak të “gabimeve ideologjike” në kohën e diktaturës komuniste etj.

Entuziazmi i studentëve për bashkëbisedim ishte i jashtëzakonshëm, që, sipas fjalëve të Poetit Laureat, i ka kaluar pritshmëritë e tij dhe ngrohtësia që e ka pasur dje në Universitet, ka lënë mbresa që nuk do të shlyhen në kujtesën e tij.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.