DYLON

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka filluar me kohë semestri veror

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë filluar me kohë ligjëratat dhe ushtrimet për semestrin veror të vitit akademik 2015/2016. Me këtë rast studentëve u është drejtuar Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve e cila ka thënë se gjatë këtij semestri do të punojmë më shumë dhe sigurisht se do të kemi rezultate edhe më të mira: “Jam e gëzuar që sot filloi semestri veror, besoj se këtë semestër do të punoj më shumë dhe do kemi rezultate më të mira” , është shprehur prorektorja Qamili.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan këtë semestër e filloi më i përgatitur se më parë, pasi që trembëdhjetë profesorë te rinj te rregullt kane filluar me ligjërata të cilët do të përgatisin studentët e UKZ-së për tregun e punës jo vetëm të Kosovës por edhe të Rajonit e Evropës. Kjo dëshmon gatishmërinë dhe përkushtimin e menaxhmentit drejtues të Universitetit për krijimin e kushteve dhe përkushtimin për punë, gjithnjë kur është fjala për Institucionin dhe studentët në aspektin e ngritjes së cilësisë.

EkoHigjiena

Studentët kanë pasur një muaj pushim nga ligjëratat, ku gjatë asaj periudhe kanë hyrë në provim në lëndët e semestrit paraprak. /2L ONLINE/