DYLON

Në Universitetin “Kadri Zeka” kanë qëndruar zyrtarë të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar udhëheqës të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës, Blerim Rexha, Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Furtuna Mehmeti, U.D. Drejtor / Eksperte për Vlerësim dhe Akreditim, Elmi Kelmendi Zyrtar i Lartë Ligjor, Fisnik Gashi Zyrtar për Vlerësim dhe Monitorim.

Ata fillimisht kanë zhvilluar takime me udhëheqjen e universitetit rektorin Bajram Kosumi, prorektoren për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Shpresë Qamili dhe Vaxhid Sadriu sekretar i përgjithshëm. Gjatë takimit rektori Bajram Kosumi para zyrtarëve të AKA-së ka bërë një prezantim të përgjithshëm të Universitetit, veçanërisht të programeve, ku ndër tjerash ka folur për vizionin dhe planet e menaxhmentit për zhvillimin e UKZ-së, rreth stafit të rregullt akademik dhe cilësisë në mësim.

EkoHigjiena

Rektori Bajram Kosumi theksoi se viti 2016 është vit i konsolidimit të cilësisë në programet ekzistuese në UKZ, ndërsa në vitin 2017 do të zhvillohen edhe programe të reja në përputhje në kërkesat e tregut. Me pas udhëheqësit e Agjencisë së Akreditimit e Kosovës bashkë me rektorin dhe stafin tjetër përcjellës të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit me këtë rast janë njoftuar me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar programet e studimit, njëherësh kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofron ky institucion për mbarëvajtjen e procesit mësimor./2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.