DYLON

Në Universitetin “Kadri Zeka” ka qëndruar udhëheqësi i Paqës Man Hee Lee

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar Delegacioni i Paqes nga Koreja Jugore nën udhëheqjen e Man Hee Lee. Fillimisht udhëheqësi i Delegacionit të Paqes i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mam Hee Kim, është takuar me Bajram Kosumin, Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, Akademik Fejzullah Krasniqi, Kryetar i Këshillit Drejtues, Shpresë Qamili, Prorektor për Mësim Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm, për të vazhduar më pas me ligjëratën para stafit akademik, mysafirëve dhe studentëve.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” pasi prezantoi udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore, Man Hee Lee, e përgëzoi atë për angazhim e tij në vendosjen e paqes në botë, duke e quajtur atë dhe bashkëshorten e tij avokat të paqes. Njëherësh rektori Kosumi e ka nderuar me mirënjohje, Man Hee Lee, për kontributin e dhënë për paqe në botë.

EkoHigjiena

Ndërkaq Man Hee Lee në ligjëratën e tij ka folur për aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HËPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare.

Edhe Mam Hee Kim, udhëheqëse e grupit të grave të Delegacionit të Paqes HWPL, në fjalën e saj ka thënë se ata janë të përkushtuar për të krijuar paqe në botë dhe se kanë për qëllim që brezave të rinj si trashëgim tua lejmë paqen.

Ndryshe Ish-Kryeministri I republikës së Kosovës, Bajram Kosumi, tani rektor i Universitetit “Kadri Zeka” , në samitin botëror “World Alliance of Religions Peace 2014”, i cili është mbajtur në Seul te Koresë në vitin 2014, në mesin e personaliteteve të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende te botës, ka nënshkruar deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.