DYLON

Në Universitetin “Kadri Zeka” ka qëndruar Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universitetin “Kadri Zeka” në kuadër të programit “Guest Speaker” para stafit akademik, studentëve dhe pjesëmarrësve tjerë ka mbajtur ligjëratë me temën: “Reformat në Doganën e Kosovës dhe tejkalimi i parashikimeve të mbledhjes së të hyrave shtetërore”, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, fillimisht është pritur nga Shpresë Qamili prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve,Vaxhid Sadriu sekretar i përgjithshëm dhe Flamur Hyseni u.d. dekan në Fakultetin Juridik njëherësh koordinator i programit “Guest Speaker”. Prorektorja Qamili pasi e ka falënderuar Drejtorin Rafuna për vizitën e ka njoftuar atë për funksionimin dhe aktivitetet e Universitetit “Kadri Zeka”.
Ndërkaq në ligjëratën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna ka folur lidhur me progresin dhe të arritur e Doganës së Kosovës, me theks të veçantë në reformat e bëra në administratën doganore të cilat siç ka thënë ai, deri më sot kanë rezultuar me më tepër të hyra krahasuar me vitet e kaluara.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna ka përmendur edhe reformat e bëra në lehtësimin e qarkullimit të tregtisë legjitime, luftimin e ekonomisë joformale përkatësisht evazioni fiskal, ku ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmirësimin e performancës përmes rritjes së të hyrave, , si dhe për disa projekte të cilat janë implementuar së fundi në Doganën e Kosovës dhe të cilat kanë për qëllim modernizimin e administratës dhe arritjen e standardeve të pranueshme në BE.

EkoHigjiena

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, sfidë për institucionin që ai drejton është implementimi i marrëveshjes së stabilizim-asocimit dhe projekti i Qeverisë së Kosovës për integrimin e Administratës Tatimore të Kosovës në Doganë.

Ndërkohë pas ligjëratës drejtori Lulzim Rafuna u është përgjigjur interesimeve të pjesëmarrësve rreth çështjeve që kanë të bëjnë më Doganën e Kosovës./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.