DYLON

Në Universitetin “Kadri Zeka” janë duke u mbajtur zgjedhjet studentore

Në Universitetin “Kadri Zeka” janë duke u mbajtur zgjedhjet studentore
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, janë duke u mbajtur zgjedhjet studentore 2019.

Në ora 07:00 janë hapur katër pikat e vendvotimit e që do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Janë 2950 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2019 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

EkoHigjiena

Sipas KQZ-së deri në këtë kohë i gjithë procesi po zhvillohet normalisht.

Edhe studentët shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani dhe presin që përfaqësuesit e tyre të i përfaqësojnë denjësisht..

Ndryshe, në garë janë dy organizata studentore të cilat po garojnë për zgjedhjet studentore 2019 në Universitetin “Kadri Zeka”: Rinia Studentore – Kadri Zeka dhe Unioni i Studentëve – Gjilan

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.