Në Universitetin e Gjilanit, takim informues për çështjet e migracionit

Në Universitetin e Gjilanit, takim informues për çështjet e migracionit

Me qëllimi të parandalimit të migrimit të parregullt GIZ, organizon takim informues dhe diskutues për çështje të migracionit, si dhe jep informata te sakta se çfarë është migrimi i rregullt.

Po ashtu, nga DIMAK (German Information Centre for Migration, Vocational Training & Careerdo) do të prezantohet qasja e Gjermanisë për menaxhimin efektiv më të interesuarit për migracion të rregullt.

Gjatë këtij takimi do të njoftohen të pranishmit më në detaje për qëllimin e fushatës në tërësi dhe aktivitete të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Posa të mbarojnë prezantimet e panelistëve, diskutimi do të jetë i hapur për pyetje të qytetarëve të pranishëm në audiencë.

Në panel do të flasin përfaqësues nga institucionet, përgjegjëse për menaxhmin me çështje të migracionit, Ministra, Zëvendës Ministra, Drejtor të Departamenteve, Ambasador apo të emëruar Shefa të Misioneve Diplomatike, Ekspert të çështjeve të migracionit nga Austria, Belgjika dhe Holanda, përfaqësues të projektit DIMAK në Kosovë.

Sesioni mbahet me 16 Nëntor 2017, në Universitetin e Gjilanit, prej orës 15:00 – 16:45

Organizimi mbahet të enjten, më 16.11.2017 ora 15:00, salla A34.

KOMENTE