DYLON

Në Universitetin e Gjilanit kanë qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar ekipi i ekspertëve të Agjencisë së Akreditimit e Kosovës. Ata kanë zhvilluar takime të ndara me stafin menaxhues, stafin akademik dhe studentët. Kësaj radhe para tyre është bërë prezantimi i programit të Fakultetit të Edukimit – programi Parashkollor e fillor, Fakultetit Ekonomik – programi menaxhment dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, për të cilin Universitetit “Kadri Zeka” ka aplikuar për ri akreditim.

Me këtë rast ekspertët janë njoftuar nga afër edhe me kapacitetet akademike që ka Universiteti për të zhvilluar këto programe. Po ashtu, ekspertët e akreditimit kanë vizituar edhe ambientet e Universitetit ku kanë parë nga afër kushtet infrastrukturore që ofrohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

EkoHigjiena

Ndërkaq për Fakultetin Juridik ekspertët e Agjencisë së Akreditimit e Kosovës do të vijnë ditëve në vazhdim. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.