DYLON

Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” u mbajtën provimet pranuese

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ -Në të gjitha fakultete e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” u mbajtën provimet pranuese për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2015/2016. Për të parë nga afër këtë proces, Naim Syla,U.D. i rektorit në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, së bashku me stafin tjetër të menaxhmentit, i ka vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë.

Me këtë rast u.d. rektori Naim Syla, ka uruar studentët e ardhshëm që të kenë sukses në regjistrim dhe mbarimin të studimeve. Gjithashtu studentët e rinj që kanë shpreh interesim për të studiuar ne Universitetin “Kadri Zeka”, i ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka uruar ata duke ju dëshiruar suksese ne testin pranues.

EkoHigjiena

Kurse Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm ne Universitet, tha se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi. Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 1530 studentë, prej të cilëve 1350 studentë të rregullt dhe 180 studentë me korrespondencë, në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës.

Ndërkohë, në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” rezultatet e provimit pranuese do të shpallen më datë 22 korrik 2015. Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, me date 23-25 korrik 2015. Pas këtij afati ankesat nuk do të pranohen. Ankesat do të shqyrtohen me datë 27. 07.2015. Publikimi i listave sipas ankesave bëhet më datë 29 korrik 2015. /2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.