DYLON

Në Universitetin e Gjilanit do të pranohen 1 mijë e 376 studentë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka aprovuar numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës. Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2016/2017 është 15 mijë e 487, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqindësh për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

MASHT-i nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike se prej nesër do të fillojnë të hapën konkurset për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj.

EkoHigjiena

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të pranohen 7 mijë e 806 studentë. Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë 640 studentë. Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë 2 mijë e 502 studentë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan 1 mijë e 376 studentë, në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” do të pranohen 1 mijë e 330 studentë. Në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” do të pranohen 1 mijë e 283 studentë. Kurse, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj do të pranojë 550 studentë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.