DYLON

Në Ulqin! (poezi)

Avatar photo Redaksia

Në Ulqin!

***

EkoHigjiena

Këtu
Pushojnë ëndrrat e vjetra
Lindin të reja
Aromë lulesh verore
Të ngopë nuhatjen 
Puhiza që të freskon shtatin
Nën hijen e Fikut
Pas përcëllimës së diellit
Nuk zbehë dëshirën
Për ujin e njelmët 
Dhe ranës që përvëlon këmbët
Dhe s’pyet në janë ato të një plaku matuf
Apo të një bukurosheje që parakalon vështrimet lakmiqare
Dhe deri në mbrëmjen e vonë nuk pushojnë
Tok me ecjet drejtë kalasë shekullore
Mu përmes kalldrëmit
Që shoqërohet nga ëmbëltoret
Me akulloren më të mirë në botë!
Kështu mendon të nesërmen
E edhe kur mësynë kthimin
E shikimi dhe mendja të ngelet mbrapa
Në Ulqin

Xhelil ARIFI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.