DYLON

Në ulësen e saj edhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku!

Në ulësen e saj edhe nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku!
Avatar photo Redaksia

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme që ka të bëjë me KAB-in, prezente në ulësen e nënkryetares së komunës është edhe Leonora Morina Bunjaku, përkundër që subjekti i saj PDK-ja nuk është më pjesë e bashkëqeverisjes me Vetëvendosje.

Siç dihet, kohë më parë është prishur koalicioni Vetëvendosje – PDK , dhe kjo e fundit sa ishte në bashkëqeverisje, ndër tjerash kishte edhe pozitën e nënkryetarit, pozitë kjo që mbahej, e po mbahet nga Leonora Morina Bunjaku.

EkoHigjiena

Po ashtu dihet se në zgjedhjet e fundit, Leonora Morina Bunjaku ishte edhe kandidatura e PDK-së për kryetar komune. Sidoqoftë, mbetet të shihet se a do të gjendet alternativa si të mbahet kjo pozitë nga Leonora Morina Bunjaku, nëse ajo vazhdon të jetë me siglën e PDK-së, apo do të ketë zhvillime të reja, lëvizje nga njëri subjekt në tjetrin…

Ndryshe, pas prishjes së koalicionit Vetëvendosje – PDK, opozita tani është shumicë në Kuvend.

Aktualisht është duke u mbajtur seanca e parë e jashtëzakonshme për KAB-in dhe menjëherë pas përfundimit, parashihet edhe seanca tjetër, po ashtu e jashtëzakonshme, e thirrur nga opozita, me pikë të rendit të ditës, shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit komunal.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.