DYLON

Në UKZ u mbajtën disa nga provimet pranuese, nesër vazhdon testimi për aplikuesit tjerë

Në UKZ u mbajtën disa nga provimet pranuese, nesër vazhdon testimi për aplikuesit tjerë
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Fakulteti i Shkencave Aplikative kanë mbajtur sot provimet pranuese të studimeve baçelor për vitin akademik 2021/2022.

Për të parë nga afër këtë proces, menaxhmneti i Universitetit, ka vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, derisa të gjithë kandidatëve u kanë dëshiruar suksese.

EkoHigjiena

Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, është shprehur i kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e ecurisë  së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë.

Për Fakultetin Juridik dhe Fakultetin Ekonomik, provimi pranues do të mbahet nesër, më datë  01.09.2021.

Më së voni deri më datë 02.09.2021, në ora 16:00 do të bëhet shpallja e rezultateve preliminare, në ndërkohë është paraparë edhe periudha e ankimit. Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare (llogaritet edhe dita e shtunë). Ankesat bëhen më së voni deri më datë 04.09.2021, në ora 16:00.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 06.09.2021. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.