DYLON

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E Drejta Penale”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E Drejta Penale”
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u zhvillua vizita e Ekipit të Ekspertëve në kuadër të procedurës së riakreditimit të programit të studimit ‘E Drejta Penale”, LLM (60 ECTS), i integruar në Fakultetin Juridik.

Vizita u realizua nga ekipi i ekspertëve i përbërë nga Anca Monica Ardeleanu, si dhe ekspertët ndërkombëtarë Salvatore Randazzo dhe Jekaterina Bortkevic, të cilët morën pjesë online. Procesi u koordinua nga përfaqësuesja e Këshillit të Kosovës për Akreditim, Lenda Hyseni.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës u zhvilluan takime të shumta me menaxhmentin e Fakultetit Juridik, përfaqësues të sigurimit të cilësisë dhe stafit administrativ, bartës të programit, staf akademik, studentë, të diplomuar si dhe me përfaqësues të institucioneve dhe partnerëve relevantë nga fusha e drejtësisë dhe tregu i punës. Po ashtu, ekipi i ekspertëve pati mundësinë të vizitojë edhe infrastrukturën universitare, përfshirë bibliotekën, amfiteatrin, laboratorët, hapësirat mësimore dhe zyrat administrative.

Dekanja e Fakultetit Juridik, Prof. Assoc. Dr. Fatmire Krasniqi, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij procesi vlerësues, theksoi rëndësinë e kësaj procedure, duke thënë se riakreditimit është mundësi  e rëndësishme për vlerësimin dhe avancimin e cilësisë së programit, gjithnjë duke reflektuar përkushtimin e Fakultetit Juridik për standarde të larta akademike dhe përgatitje profesionale të studentëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.