DYLON

Në UKZ u mbajt trajnim për dy hulumtime me studentët e FShS dhe nxënësit maturantë të Gjilanit

Në UKZ u mbajt trajnim për dy hulumtime me studentët e FShS dhe nxënësit maturantë të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfundoi trajnimi njëditor për dy hulumtime me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale – programi studimor Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane, si dhe me nxënësit maturantë të shkollave të mesme të Gjilanit.

Studentët dhe nxënësit e interesuar për programin e lartpërmendur, janë trajnuar nga profesori Avni Rudaku.

EkoHigjiena

Trajnimi përfshiu përzgjedhjen e dy temave hulumtuese si: “Hulumtimi mbi preferencat e të rinjve për destinacionet turistike në Evropë” dhe “Ndikimi i distancës sociale ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Për hyrjen në hulumtim, qëllimet, objektivat, metodat, mostrat, pyetjet hulumtuese, hipotezat, të dhënat primare dhe sekondare, shqyrtimin e literaturës, rezultatet, diskutimet, përfundimet, rekomandimet, referencat dhe shtojcat e hulumtimit, Profesori Daku, së bashku me nxënësit dhe studentët, përpiluan dy pyetësorë dhe intervista që do të zbatohen në kuadër të dy hulumtimeve nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Dy hulumtimet janë pjesë e laboratorit të ri të Fakultetit të Shkencave Sociale, duke i angazhuar studentët në hulumtime në terren dhe duke promovuar përmes bashkëpunimit studentë-nxënës të shkollave të mesme e të larta të Komunës së Gjilanit, orientimin dhe promovimin e programit të ri të akredituar.

Ndryshe, para trajnimit janë realizuar një sërë takimesh dhe vizitash të dekanatit të Fakultetit të Shkencave Sociale, stafit akademik dhe studentëve në shkollat e mesme të Gjilanit, duke informuar nxënësit maturantë për programin e ri, duke rezultuar në fund edhe me një bashkëpunim të shkëlqyer me shkollat e mesme të Gjilanit, për të realizuar dy hulumtime të reja, të cilat do të prezantohen në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.