DYLON

Në UKZ u mbajt takim informues i Agjencisë së Kosovës për Akreditim mbi procesin e monitorimit

Në UKZ u mbajt takim informues i Agjencisë së Kosovës për Akreditim mbi procesin e monitorimit
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u zhvillua një takim informues me përfaqësuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Përfaqësuesit e AKA-së që ishin Shpresa Shala, Udhëheqëse e Divizionit për Monitorim, Arta Kelmendi-Thaqi, Zyrtare e Lartë për Monitorim, Endrit Hasani, Zyrtar i Lartë për Monitorim, Betim Sherifi, Zyrtar i Lartë për Monitorim, u pritën nga Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi, Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, së bashku me Prodekanët e të gjitha njësive akademike, Koordinatorët për mësim dhe cilësi, Zyrtarët për cilësi të njësive akademike, si dhe studentë përfaqësues të secilit fakultet.

EkoHigjiena

Takimi kishte për qëllim informimin e stafit mbi procesin e monitorimit që do të zhvillohet gjatë këtij viti akademik, në përputhje me Rregulloren për monitorim dhe procedurat pas-akredituese. Ky proces është një element i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programeve akademike, si dhe për ndërtimin e besueshmërisë ndërkombëtare të universitetit.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e AKA-së prezantuan hapat e procesit të monitorimit, procedurat që do të ndiqen, kriteret për vlerësimin e programeve dhe rolin e stafit akademik dhe administrativ në sigurimin e standardeve të cilësisë.

Në fokus të diskutimeve ishin përforcimi i standardit akademik dhe administrativ në universitet, përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve akademike, bashkëpunimi i ndërsjellë midis fakulteteve, stafit dhe Agjencisë, si dhe adresimi i sfidave të mundshme në procesin e monitorimit.

Takimi gjithashtu ofroi mundësi për pyetje dhe dialog të hapur, ku stafi akademik dhe administrativ ndanë përvojat, praktikat më të mira dhe shqetësimet lidhur me zbatimin e standardeve të cilësisë. Studentët përfaqësues morën pjesë aktivisht, duke nxjerrë në pah rëndësinë e monitorimit për cilësinë e procesit mësimor dhe përmirësimin e eksperiencës së tyre akademike.

Prof. Asoc. Dr. Voglushe Kurteshi u shpreh se ky takim është një hap i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin me AKA-në dhe për të siguruar që proceset akademike dhe administrative të UKZ-së të jenë në përputhje me standardet më të larta të arsimit të lartë. Ajo gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e përfshirjes së stafit dhe studentëve në proceset e cilësisë, duke e bërë UKZ-në një institucion transparent dhe të përgjegjshëm.

Takime të tilla bashkëpunimi ndërmjet UKZ-së dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim janë pjesë e strategjisë së universitetit për përmirësim të vazhdueshëm, rritje të transparencës dhe zhvillim të qëndrueshëm akademik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.