• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Në UKZ u mbajt sesioni informues ERASMUS+
Gjilan Info+

Në UKZ u mbajt sesioni informues ERASMUS+

by Redaksia 2LONLINE 30 Maj, 2019 3 min read
 Në UKZ u mbajt sesioni informues ERASMUS+

Universiteti  “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me partnerët e ERASMUS + dhe Zyrën e Erasmus + në Prishtinë,  në kuadër të Konferencës së e parë DiGiDay 2019 ka organizuar  sesionin informues.

Ky sesion informues është organizuar me qëllim të prezantimit të projekteve ndërkombëtare që zhvillohen ne UKZ, aktiviteteve që ndërmerren, partnerët,  përfitimet si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Universitete dhe organizata tjera brenda dhe jashtë vendit.

Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi pasi përshëndeti të pranishmit, njëherësh urojë për fillim të mbarë të konferencës DIGIDAY. Rektori duke folur për programet e Erasmus + tha se projektet e tilla janë të mirëseardhura për Universitetin, si për studentët po ashtu për stafin akademik e administrative, pasi që janë mundësi e mirë e krijimit dhe përmirësimit  të mësim nxënies dhe mësimdhënies, thellimit të njohurive rreth çështjeve të ndryshme duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së.

Rreth prezantimit të punës në projekte  ndërkombëtare dhe rreth aktiviteteve të tjera, gjatë këtij sesioni të pranishmit janë  informuar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ Dukagjin Leka, i cili ka paraqitur veç e veç  projektet ndërkombëtare të UKZ-së / Projektet e Erasmus +(GreenTech, EUFORIA, REBUS, SMAHPC, E-Viva)

Më pas një prezantim të zyrës së Erasmus + në Prishtinë e ka paraqitur Jehona Lushaku, KEO Kordinatore, ndërsa Blerinë Zjaça, Asistente Administrative, ka njoftuar të pranishmit  rreth programit Erasmus+ për student dhe për staf.

Në ndërkohë janë  shpërnda Certifikata  nga projekti Erasmus + REBUS për studentët e UKZ-së të cilët kanë marrë pjesë në trajnimin dy javor në Grac të Austrisë.

Tags: DiGiDay erasmus Gjilan UKZ Universiteti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor në Gjilan

26 Maj, 2022

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com