DYLON

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027

Në UKZ u mbajt provimi pranues për studentët e rinj për vitin akademik 2026/2027
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajtën provimet pranues për kandidatët që kanë aplikuar për regjistrim në vitin e parë të studimeve bachelor për vitin akademik 2026/2027.

Procesi i provimit pranues u zhvillua në të gjitha njësitë akademike të Universitetit në programet përkatëse të studimit në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Assoc. Dr. Artan Dermaku, së bashku me prorektorët, dekanët e njësive akademike dhe stafin drejtues, vizituan sallat ku u mbajten provimet pranues, duke u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit. Rektori u ka uruar mirëseardhje kandidatëve dhe njëherësh i ka falënderuar për besimin dhe përzgjedhjen e Universitetit Publik “Kadri Zeka” si institucion ku ata synojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik. Njëkohësisht, kandidatëve iu ka uruar suksese në provimin pranues duke ju dëshiruar rezultate sa më të mira.

Provimi pranues u zhvillua duke respektuar të gjitha procedurat dhe rregullat e përcaktuara nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”. Kandidatët ishin të obliguar të posedonin konfirmimin e aplikimit dhe letërnjoftimin, ndërsa gjatë kohës së provimit ishte i ndaluar përdorimi i telefonave celularë.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” falënderon të gjithë kandidatët për interesimin e treguar për të qenë pjesë e këtij institucioni dhe u uron suksese në rezultatet e provimit pranues, duke shpresuar që së shpejti t’i mirëpresë si studentë të rinj të universitetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.