• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan

Në UKZ u mbajt ligjëratë me temën: Drejtësia Tranzicionale në Kosovë

Redaksia 2LONLINE 20 Dhjetor, 2021 3 min
 Në UKZ u mbajt ligjëratë me temën: Drejtësia Tranzicionale në Kosovë

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sot kanë ndjekur ligjëratën me temën: Drejtësia Tranzicionale në Kosovë, organizuar nga Prof. Ass. Dr. Selim Daku.

Ligjërues ishin z.Bekim Blakaj dhe z. Amer Alija nga Fondi pēr të Drejtën Humanitare.

Bekim Blakaj, drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë), para studentëve të Fakultetit Juridik të UKZ-së, gjatë ligjëratës me temë “Drejtësia tranzicionale në Kosovë”, tregoi disa shembuj të natyrës së drejtësisë tranzicionale duke u fokusuar në vendin tonë.

Ai u fokusua në sjelljen para drejtësisë të atyre  që janë përgjegjës për shkeljet e kryera në lidhje me dënimet penale, përdorimi i të gjitha mekanizmave për sjelljen e së vërtetës, mënyrat e dëmshpërblim për viktimat për të plotësuar në njëfarë forme nevojat e tyre, reformimet në sistemet e sigurisë, që t’i bëjë ata përgjegjës për shkeljet në të kaluarën, dhe të heqë mundësisht abuzuesit e të drejtave të njeriut nga institucionet publike, reformimet e institucioneve publike për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve nga e kaluara, etj..

Kurse z. Amer Alija, gjatë ligjëratës për të drejtën ndërkombëtare, foli për proceset gjyqësore ndërkombëtare  me theks të veçantë në ish jugosllavi. Ai me studentët diskutoi lidhur me gjykatën speciale, dhomat e specializuara, akuzat, aktakuzat, rastet, dëshmitarët,  etj..

Në fund të ligjëratës pati edhe një debat, ku studentët parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigje drejtori Bekim Blakaj dhe Amer Alija

Gjithashtu, pas përfundimit të ligjëratës, ata dhuruan disa libra për bibliotekën e Universitetit. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Drejtësia Tranzicionale në Kosovë Gjilan UKZ Universitetit Publik “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com