DYLON

Në UKZ u mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Math Kangaroo 2025”

Në UKZ u mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Math Kangaroo 2025”
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  u mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Math Kangaroo”, ku më shumë se 250 nxënës nga shkollat e Gjilanit, Kamenicës, Artanës dhe Preshevës demonstruan aftësitë dhe njohuritë e tyre në matematikë.

Ky aktivitet i mbushur me vullnet, energji dhe entuziazëm ishte një mundësi për nxënësit e Anamoravës për të treguar se ata janë të aftë të përballen me sfidat e matematikës dhe të bëjnë krenarë prindërit dhe rrethin e tyre.

EkoHigjiena

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbështet gjithmonë aktivitete të tilla, duke inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë studimet dhe të kontribuojnë në shoqërinë e Kosovës.

Në hapje të garës, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në zhvillimin akademik dhe profesional të nxënësve, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me përkushtim dhe pasion për dijen.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e mësimdhënësve dhe institucioneve arsimore në mbështetjen e talenteve të reja në matematikë. Po ashtu, Dekani i Fakultetit të Shkencave Aplikative, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, theksoi përkushtimin e UKZ-së për të vazhduar mbështetjen ndaj garave akademike dhe edukimit cilësor, duke u bërë një qendër e rëndësishme për avancimin e shkencës dhe teknologjisë në vend.

Kjo ngjarje u organizua nga Instituti “Atom”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe me mbështetje nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”. Gara ndërkombëtare u zhvillua në të njëjtën kohë në gjithë Kosovën dhe botën, ku nxënësit e regjionit të Gjilanit morën pjesë në një konkurencë të lartë. Pjesëmarrësit ishin nga shkollat e nivelit I-XII nga qytetet dhe fshatrat përreth, duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës.

Gara, e cila u zhvillua në kuadër të Math Kangaroo 2025, është një mundësi për nxënësit të tregojnë shkathtësitë e tyre dhe të zhvillohen më tej në këtë fushë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.