DYLON

Në UKZ u mbajt aktiviteti “Ora e shkrimtarit“ organizuar nga PEN Qendra e Kosovës

Në UKZ u mbajt aktiviteti “Ora e shkrimtarit“ organizuar nga PEN Qendra e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt aktiviteti letrar “Ora e Shkrimtarit”. Ky aktivitet u organizua nga PEN Qendra e Kosovës dhe kishte për qëllim promovimin e krijimtarisë letrare dhe poetike të Dr. Aziz Mustafa.

Gjatë ngjarjes, profesori Sali Bashota nga PEN Qendra e Kosovës foli për rëndësinë dhe ndikimin e veprës poetike të Dr. Aziz Mustafa. Ndërsa, vetë Dr. Mustafa shpalosi botën e tij shpirtërore dhe rrugëtimin e tij në krijimtarinë letrare, duke ndarë momente të veçanta nga karriera e tij.

EkoHigjiena

Të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë mbi temat e trajtuara dhe të marrin pjesë në një dialog të hapur me shkrimtarin. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ora e Shkrimtarit”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.