DYLON

Në UKZ kanë nisur takimet punuese për procesin e akreditimit institucional

Në UKZ kanë nisur takimet punuese për procesin e akreditimit institucional
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universiteti Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të akreditimit 2020/21, kërkon mobilizimin e gjithë stafit të Universitetit duke u nisur nga prorektorët, dekanët, prodekanët, stafit akademik dhe administratës, etj.

Përveç akreditimit institucional, në proces janë edhe 12 programe studimore për akreditim/riakreditim.

Universiteti Publik ’’Kadri Zeka’’ në Gjilan në proces të ri akreditim institucional, ka për ri akreditim gjashtë programe: Fillor dhe Parashkollor (BA), Shkencat Kompjuterike (BA), Finance dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA), E-qeverisje (MA), Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike (MA) si dhe për akreditim po ashtu ka në proces gjashtë programe të reja: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (MA), Mësimdhënie e Kurrikula (MA), Kontrolla e Sistemeve dhe Inteligjenca Artificiale (MSC), Menaxhim dhe Ndërmarrësi (MSC), Juridiko-Penal (MSc), Administrimi dhe e Drejta e Unionit Evropian (BSc).

EkoHigjiena

Për këtë Rektori Kosumi ka marrë vendim duke krijuar edhe agjendën për grupet punuese për secilin standard veç e veç (11 standarde ne total), të cilat grupe do të shkruajnë Raportin e Vetëvlerësimit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Grupet punuese do të punojnë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00, përgjatë muajit nëntor dhe dhjetor 2020.

Në kuadër të këtij procesi deri tani të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar me kohe duke përfshire edhe tabelën me bartës të të gjitha programeve studimore si dhe përfundimin e deklarimit te Stafit Akademik në platformën E-Akreditimi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.