DYLON

Në UKZ është realizuar vizita monitoruese në kuadër të Projektit ResearchCult

Në UKZ është realizuar vizita monitoruese në kuadër të Projektit ResearchCult
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” është realizuar vizita monitoruese në kuadër të Projektit ResearchCult i cili koordinohet nga Kolegji IBCM.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka me ekipin e tij ka pritur në takim Prof. Bujar Gallopenin dhe Prof. Fiorenza Deriu nga Universiteti i Sapienzas nga Roma.

EkoHigjiena

Diskutimi qendër i takimit ishte funksionalizimi i Zyrës për Kërkime Shkencore brenda UKZ-së të cilën e koordinon  Arjetë Rexhepi si dhe hapësira e cila është ndarë në kuadër të projektit ResearchCult e pajisur me inventarin e nevojshëm për ndihmë shtesë të zyrës në fjalë.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ResearchCult është të mbështesë avancimin e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë të Kosovës duke mbështetur përmirësimin e politikave dhe praktikave ekzistuese. /2LONLINE/