DYLON

Në UKZ është mbajtur takim informuese i programit Erasmus+

Në UKZ është mbajtur takim informuese i programit Erasmus+
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , është mbajtur ditë informuese  për Programin Erasmus +. Koordinatorja e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi si dhe përfaqësuesja e zyrës Blerinë Zjaça, kanë njoftuar stafin dhe studentët e UKZ-së lidhur me projektet dhe bursat e Programit Erasmus+.

Kurse Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, ka falënderuar zyrën e BE-së dhe zyrën e Erasmus + për sesionin informues, derisa ka thënë se, ne jemi Universitet i ri por që kemi një përvojë të lakmueshme në projekte ndërkombëtare e veçanërisht në projektet Erasmus.

EkoHigjiena

Gjithashtu Prorektori Leka ka inkurajuar të gjithë studentët dhe stafin akademik që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e mundësive që ofron Erasmus+.

Erasmus + është Program arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me sistemet e Unionit Evropian. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.