• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Në UKZ është mbajtur sesioni informuese i programit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Zyrës së Erasmus+
Gjilan Info+

Në UKZ është mbajtur sesioni informuese i programit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Zyrës së Erasmus+

by Redaksia 2LONLINE 24 Maj, 2018 3 min read
 Në UKZ është mbajtur sesioni informuese i programit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Zyrës së Erasmus+

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , Bajram Kosumi, mori pjesë në Ditën informuese të Programit Erasmus + për thirrjen për aplikim. Erasmus + është Program arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me sistemet e Unionit Evropian.

Rektori Kosumi ka falënderuar zyrën e BE-së dhe zyrën e Erasmus + për sesionin informues, derisa ka thënë se, ne jemi Universitet i ri por që kemi një përvojë të lakmueshme në projekte ndërkombëtare e veçanërisht në projektet Erasmus.

Gjithashtu Rektori Bajram Kosumi ka inkurajuar të gjithë studentët dhe stafin akademik që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e mundësive që ofron Erasmus+.

Nga ana e tij prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka gjatë sesionit informues që temë diskutimi ka pasur ‘Ngritjen e cilësisë së Arsimit në Kosovë, përkrahja e BE-së për arsimin dhe programi Erasmus+ si përkrahje për ngritje të cilësisë së arsimit”, ka thënë se projektet Erasmus për UKZ-në kanë rëndësi të madhe. Prorektori Leka gjithashtu ka folur edhe për projektet tjera që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Institucionet Ndërkombëtare.

Rasa Jautakaite – Tunaitiene, nga zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se kjo Ditë informative e programit Erasmus+ është një mundësi e mirë për të gjithë, për të parë mundësitë që ofron Bashkimi Evropian, në ndërtimin dhe zhvillimin e standardeve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, Blerina Zjaqa nga zyra e Erasmus + ka informuar të pranishmit rreth programit Erasmus+. Ajo ka theksuar se, disa nga mundësitë e Programit Erasmus + për universitetet e Kosovë janë ngritja e cilësisë në arsimin e lartë në shumë dimensione, duke përfshirë edhe mundësinë e mobilitetit sa më të madh akademik dhe studentor brenda hapësirës regjionale, por sidomos asaj Evropiane.

Ndërsa, Gëzim Tosuni Dekan i Fakultetit Ekonomik, Ekrem Halimi Prodekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe studentja Xheneta Vranovci ,të cilët kanë qenë pjesë e mobilitetit të projekteve të Erasmus+, kanë folur rreth përvojave dhe eksperiencave të tyre nga vendet ku ata kanë qenë.

Gjithashtu gjatë sesionit ka pasur interesime edhe nga pjesëmarrësit rreth programeve që ofron Erasmus+.

 

Tags: aktuale Bajram Kosumi BE erasmus Gjilan UKZ
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në Kamenicë

27 Maj, 2022

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022

Vendi i dytë dhe i tretë, sukses apo mossukses i skuadrave gjilanase të futbollit?!

27 Maj, 2022

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi vizituan komunën e Tetovës

27 Maj, 2022

Parashikimi i motit

27 Maj, 2022

Sot nis fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

27 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com