DYLON

Në UKZ do të shfaqet filmi që trajton jetën e punëtorëve sezonalë në Zvicër ndër ta edhe nga Gjilani

Në UKZ do të shfaqet filmi që trajton jetën e punëtorëve sezonalë në Zvicër ndër ta edhe nga Gjilani
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe Universitetin e Kulturave të Gjenevës (UPA), organizon shfaqjen e filmit dokumentar “Lettres Ouvertes” të autores Katharine Dominicé.

Filmi trajton jetën e punëtorëve sezonalë në Zvicër, ndër ta edhe shumë shqiptarë nga Kosova respektivisht nga Gjilani, duke sjellë rrëfime autentike për përvojat, sfidat dhe kujtimet e tyre.

EkoHigjiena

Ky organizim do të mbahet më 15 maj, 2025 në sallën A34,  në Universitet, duke filluar nga ora 15:00.

Në këtë ngjarje, fjalën kryesore do ta mbajë Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, ndërsa do të ketë fjalime edhe nga përfaqësues të Universitetit të Kulturave të Gjenevës (UPA) dhe nga vetë producentja e filmit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.