DYLON

Në tryezën letrare – poezia e Jusuf Gërvallës

Në tryezën letrare – poezia e Jusuf Gërvallës
Avatar photo Redaksia


Në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, 2022

NË TRYEZËN LETRARE – POEZIA E JUSUF GËRVALLËS

Qyteti i Gjilanit, si nikoqir i edicionit të 31 të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, 2022, nesër, në Bibliotekën e Qytetit, duke filluar nga ora 12:00, përmes një Tryeze letrare, vlerëson poezinë e shkrimtarit , atdhetarit dhe heroit të Kosovës, Jusuf Gërvallës, në dyzetvjetorin e Tij të rënies për liri, nga një pritë tinzare e UDB-së jugosllave, më 17 janar 1982, në Untergrupenbah (afër Shtutgartit ) të Gjermanisë.


Studiues letrarë e kritikë të letërsisë si Anton Nikë Berisha, Myrvete Dreshaj, Adem Gashi, Emin Azemi, Arsim Halili e Kaltrinë Berisha, do të vënë në pah, nga shumë këndvështrime, vlerat letrare të poezisë së Jusuf Gërvallës, duke i marrë në shqyrtimit tri vëllimet poetike,”Fluturojnë e bien”, “Kanjushë e verdhë” e “Shenjat e shenjta”, të cilat u patën botuar në pjesën e dytë të viteve shtatëdhjeta – shekulli i shkuar (1975 – 1979 ), në Prishtinë e Shkup, si dhe nga një përzgjedhje e re poetike, DHEMBJE TË NDRYDHURA, ku zgjedhjen dhe parathënien e bëri prof. dr. Anton Nikë Berisha e, e botoi Shtëpia botuese “Beqir Musliu.

EkoHigjiena


Do lexohen edhe poezi të Jusufit nga artistë të skenës ( Ramadan Kurti e Xhezide Selimi) si dhe në një kënd të veçantë do të performojë me kitarë, Mehmetali Arifi.


Shkaku i masave të reja anti– Covid, numri i të pranishmëve do të jetë i kufizuarsi dhe në përputhje me udhëzimet e IKSHPK-së.

/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.