DYLON

Në Trieste mbahet takimi i Koordinatorëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Në Trieste mbahet takimi i Koordinatorëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal
Avatar photo Redaksia

Është zhvilluar sot në Trieste të Italisë takimi i Koordinatorëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), në të cilin takim Kosova po përfaqësohet nga Koordinatori i BP6, z. Gazmend Abrashi.

Të arriturat e Kosovës në Zonën Ekonomike të përbashkët të planit shumëvjeçar të veprimit, konkretisht nga fusha e Tregtisë, Investimeve, Mobilitetit dhe Integrimit digjital, ishin temat e diskutuara në këtë takim.

Koordinatorët e WB6 u zotuan dhe identifikuan problemet e ndërsjella, si njohja reciproke e diplomave, zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, riaktivizimi i hekurudhave, nënshkrimi i protokollit 5 dhe 6, që ka të bëjë me marrëveshjen e CEFTA-s dhe kryesimi nga Kosova i CEFTA 2018, ishin shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Në përmbyllje, Kosova ka treguar gatishmërinë për konkretizimin e angazhimeve të saja në këtë fushë, derisa po punohet për prezantimin sa më të denjë në Samitin e ardhshëm të organizuar nga Unioni Evropian dhe i cili i dedikohet Ballkanit Perëndimor e që do të mbahet në Sofje dhe Londër.

 

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7537

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.