DYLON

Në tri raste të ndara arrestime për posedim të narkotikëve

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Lagjen Dardani II, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që në shtëpinë e të njëjtit gjatë një bastisjeje të mëhershme, iu ishte gjetur një sasi e dyshuar me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

EkoHigjiena

Ndërsa, në rastin tjetër në rrugën “Gjon Sereqi”, po në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërs,a në rasti ne tretë në lagjen Dardani I, në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.