DYLON

Në tri ditët e para mbi 3 mijë qytetarë janë regjistruar për vaksinim

Në tri ditët e para mbi 3 mijë qytetarë janë regjistruar për vaksinim
Avatar photo Redaksia

Agjensia Shtetërore e Informacionit (ASHI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin shëndetësia përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës : [email protected] dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook.

EkoHigjiena

Gjatë tre ditëve të para të aplikimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.

Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar 1228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore, me vaksinën AstraZeneca, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.