DYLON

Në Tërnoc zbulohen mbi 60 kg marihuanë, një i arrestuar

Avatar photo Redaksia

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar personin me inicialet A.A. (1960) nga Tërnoci i komunës së Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, prodhim të paautorizuar dhe shitje të narkotikëve.

“Në fshatin Tërnoc policia ka zbuluar rrënjë të materies bimore për të cilën besohet se është marihuanë me peshë prej 60 kilogramë e 760,46 gramë. Dyshohet se materien bimore ta ketë mbjell i dyshuari A.A.”, thuhet në kumtesën e policisë të cilën e transmeton portal informativ Titulli.com.

EkoHigjiena

Të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve, pas së cilës me kallëzimin penal do të dërgohet tek zëvendës prokurori i Prokurorisë së Lartë publike në Vranjë.

Foto: MPB
http://titulli.com/index.php?m=post&s=17435

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.