DYLON

Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë filloi viti i ri shkollor

Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë filloi viti i ri shkollor
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, me rastin e fillimit të procesit mësimor, sot kanë vizituar disa shkolla të kësaj komune.

Ajo ndër tjerash ka vizituar edhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bafti Haxhiu” në Viti, shkollë kjo që gjatë pushimit veror është rivitalizuar. Drejtoresha Emini potencoi se Komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës por edhe duke vazhduar me bashkëpunimin në mes të nxënëseve, prindërve, mësimdhënëseve por edhe me gjithë stafin që punojnë në institucionet shkollore.

Ajo shtoi se viti i ri shkollor ka filluar sot në të gjitha shkollat e kësaj komune duke iu uruar suksese dhe fillim të mbarë të këtij viti shkollor nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj komune.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.