DYLON

Në të dyja konkurrencat dominuan ekipe e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Gjilan

Në të dyja konkurrencat dominuan ekipe e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është mbajtur Turneu i Volejbollit për nxënësit e Shkollave të Mesme nga Gjilani, Kamenica, Presheva e Bujanoci, që organizohet në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit 2026” .

Ndeshjet janë luajtur në të dy konkurrencat, ndër femra e meshkuj dhe fitues dolën nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, që udhëhiqeshin nga profesorët Selami Haziri dhe Blerim Shala.

EkoHigjiena

Rezultatet e arritura janë si vijon:

Kategoria e vajzave:

Vendi i parë: Gjilani
Vendi i dytë: Kamenica
Vendi i tretë: Bujanoci

Kategoria e djemve:

Vendi i parë: Gjilani
Vendi i dytë: Kamenica
Vendi i tretë: Presheva

Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e sportit, bashkëpunimit ndërkomunal dhe fuqizimin e të rinjve përmes aktiviteteve sportive.

Në fund të garës, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.