DYLON

Në Stubëll të Epërme dhe Letnicë vazhduan aksionet e pastrimit të hapësirave publike

Në Stubëll të Epërme dhe Letnicë vazhduan aksionet e pastrimit të hapësirave publike
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve mjedisore të organizuara nga Komuna e Vitisë, sot në Stubëll dhe Letnicë është zhvilluar aksioni i radhës për pastrimin e hapësirave publike.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Inspekcionit, Leonard Ukaj, famullitari i Stubllës Don Fatmiri, këshilli fshatit, anëtarë nga qeveria lokale, ekipi i shërbimeve publike, si dhe qytetarë të këtyre lokaliteteve, duke dhënë kontribut në ruajtjen e ambientit dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

EkoHigjiena

Ky aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të Komunës së Vitisë, ndërsa kryetari Sokol Haliti këtë vit e ka shpallur Vit të Mbrojtjes së Mjedisit, me synim rritjen e vetëdijes qytetare dhe ruajtjen e hapësirave publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.