/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë nga ankuesi, drejtor pranë Agjensionit Pyjor në Gjilan, se pasi ishte fituar tenderi për pyllëzimin me lloje të ndryshme të drunjtëve në fshatin Stralicë të Kamenicës, janë mbjellë disa lloje të drunjtëve në një pjesë prej 1.3. hektarë sipërfaqe, përkatësisht janë mbjellë 3200 copë fidane të llojeve të ndryshme, por ato janë dëmtuar qëllimisht.
“Në vendin e ngjarjes nga njësitet patrulluese të policisë së Kosovës është vërtetua se fidanët ishin dëmtuar nga disa dele që ishin lënë në ato hapësira në mënyrë të pakontrolluar. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i cili urdhëron që të hapet rast lidhur me dëmin e shkaktuar. /2L ONLINE/
fotoilustruese