DYLON

Në stadiumin e qytetit fëmijët luajnë “mahall me mahall”

Në stadiumin e qytetit fëmijët luajnë “mahall me mahall”
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sylejman Ismajli

Stadiumi i qytetit në Gjilan dikur njihej si njëri ndër më të mirët në Kosovë e më gjerë. Në këtë stadium u paraqitën shumë skuadra me renome, duke theksuar se ishte një stadium me standarte të larta, por tani e një vit, dy skuadrat e qytetit SC Gjilani e FC Drita ndeshjet e tyre janë të detyruar ti zhvillojnë në fushën me bari sintentik.

EkoHigjiena

U premtua e u akuzua shumë, u dhanë edhe afate për ndërtimin e stadiumit por ato premtime ishin iluzione të politikanve duke i dëmtuar skajshmërisht dy klubet më të mira të futbollit të Kosovës, të cilat me nder na kanë përfaqësuar në arenën ndërkombëtare, por fatkeqësisht qytetarët e Gjilanit nuk i kanë shijuar këto lojëra të klubeve të zemrës së tyre në mungesë të stadiumit.

FC Drita e SC Gjilani, janë duke derdhur miliona për të mbajtur klubet e tyre gjallë por neglizhenca e njerzëve kompetent për rregullimin e stadiumit çdo ditë e më shumë po vërteton se premtimet e tyre ishin iluzione në vete.

Sot, stadiumi i qytetit në Gjilan më shumë i përngjanë “fantazmës” se fushës së futbollit, ku dominojn mbeturinat, qent endacak, shiringat e lëndve narkotike, poashtu edhe bari i fushës tani i ngjanë një “livadhi” të rëndomt.

Fushën e stadiumit tani e shfrytëzojnë fëmijët e pafajshëm të cilët e duan futbollin e të cilët janë të pastër si loti. Fëmijët tani në stadiumin e qytetit zhvillojnë ndeshjet “mahall me mahall” në vend se aty të zhvillohen ndeshjet kampionale e evropiane.

Tani e një kohë të gjatë është bërë edhe rrezik të jesh afër stadiumit të qytetit nga qent endacak e njerëzit të cilët përdorin lëndë narkotike por edhe nga mbeturina t e pafundshme ku mundet të shfaqet ndonjë epidemi e më së shumti mund të pësojnë fëmijët.

Se sa do të zgjasë kjo “fantazmë” e padëshiruar mbetet të shihet, por urojmë që fëmijët të cilët e gjejnë vetën duke lozur në stadium mos të sulmohen nga qent endacak e narkomanët apo mos të preken nga ndonjë sëmundje nga mbeturinat.

Njerzit e sportit e qytetarët e Gjilanit, çdo ditë e më shumë kanë humbur shpresat se kjo “fantazmë” do të zgjatë edhe më shumë, ndërsa njerzit përgjegjës për rregullimin e stadiumit le të jetojnë me iluzionet e tyre në dëm të futbollit e qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.