DYLON

Në stacionin policor në Partesh përurohet dhoma mike donacion i KFOR-it Amerikan

Në stacionin policor në Partesh përurohet dhoma mike donacion i KFOR-it Amerikan
Avatar photo Redaksia

Me datën 29.08.2025, në hapësirat e Stacionit Policor në Partesh, në prani të Zëvendës Komandantit të Policisë së Kosovës, Remzi Azemi, dhe Zëvendës Komandantit të KFOR-it, Nënkolonel Nicholas Acosta regjion i Lindjes dhe përfaqësues nga shtabi i përgjithshëm i KFOR-it është përuruar dhoma mike.

Në përurim po ashtu morën pjesë stafi i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Gjilan, stacionit policor në Partesh si dhe Kryetari i Komunës së Parteshit.

EkoHigjiena

Dhoma mike e përuruar sot  është investuar nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i Amerikan.

 Me këtë rastë Nënkolonel Azemi falënderoj KFOR për mbështetjen dhe doancionin për mobilimin e dhomës mike e cila do të ofroj kushte optimale për intervistimin   e viktimave të dhunës në familje në veçanti.

Edhe Nënkolonel Acosta vlerësoi lartë  bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe shprehu gatishmëri që edhe në të ardhmen të gjejë forma bashkëpunimi dhe mbështetje për Policinë e Kosovës.

Njëzëri u vlerësua se ky investim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.

Po ashtu ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe më të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme.

Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, shtimin e pajisjeve të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për personat në nevojë.

Institucionet e përfshira ri konfirmojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër dhunës në familje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për viktimat dhe duke fuqizuar mekanizmat mbrojtës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.